Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori i filmave të njohur shqiptarë

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Fehmi Hoshafi. Lajmi i hidhur u bë me dije nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë përmes një postimi në Facebook.

Oshafi, lindi në shtator të vitit 1934-ës në Tiranë dhe i dedikoi gjithë jetën kinemasë.

Në fillesat e tij punonte si asistent i regjisorëve Hakani dhe Kristaq Dhamo në filmat e tyre Toka jonë, (1964) ; Vitet e para, (1965); Oshëtimë në bregdet, (1967); Gjurma, (1970).

Por arritja e parë e spikatur i tij ishte spektakli “Estrada në Ekran”, që i hapi rrugën drejt botës së filmave.

Prej këtij suksesi, iu besua më vonë, regjia për filmin aq të dashur “Kapedani”, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Film që shënoi edhe lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare.

Pas emrit të regjisorit qëndrojnë edhe shumë filma të tjerë, si: “Shoku ynë Tili”,”, “Zëvendësi i Grave” apo “Ëndërr për një karrige”, filma që shqiptarët i kujtojnë ende sot përmes batutave të jashtëzakonshme.


/Opinion.al/