Vetëm 150 dollarë për të jetuar në fshatin që duket sikur vjen nga e ardhmja (FOTO)

Jemi mësuar që herë pas herë të shohim ndërsa ulemi në aeroportet e mëdha europiane apo botërore pamje të bukura të qyteteve të organizuara në mënyrë perfekte nga arkitektët e tyre.

Fotot e sjella së fundmi nga objektivi i një droni na sjellin imazhet spektakolare të një fshati në Bronby të Danimarkës. Po, po e lexuat mirë, të një fshati!

Advertisement

Fshati i çuditshëm është projektuar me lagje të vogla në formë rrethi, të rrethuara totalisht nga gjelbërimi që të japin idenë e një vendi që si përket këtij planeti, por një civilizimi alien.

Megjithëse pamja është magjepsëse, qiraja për këto apartamente nuk është e lartë, vetëm 150 dollarë, por danezët preferojnë të jetojnë në këtë zonë gjatë muajve të ngrohtë. Projekti u hodh në letër nga arkitekti Erik Mygind në vitin 1964, më qëllimin për të inkurajuar ndërveprimin social.

1-642-573-524-51

/GazetaShqip/