Për të mos e humbur, në klipin e Bebe Rexhës shfaqet aktorja e famshme e “Hollywood”-it

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar videoklipin më të ri, “You can’t stop the Girl”. Kënga me e re e saj është kolona zanore për filmin e ardhshëm të Disney-t, “Maleficent”: Mistress of Evil”.

Në klip vetë Bebe shfaqet me një grup  femrash të forta që enden nëpër peisazhin përrallor të filmit – së bashku me pamjet e Los Angeles në perëndimin e diellit. Drejtuar nga regjisorja Sophie Muller, klipi ndërthur mesazhin për fuqizimin e femrës.

Advertisement

Ndërkohë ajo që tërheq vëmendjen në këtë videoklip është aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Angelina Jolie, në pjesët e shkëputura nga filmi i cili sapo ka dalë në kinema.

Ndërkohë mesazhi që Bebe ka dashur që të japë për femrat është që të ndiheni të vendosura dhe të sigurta në vetvete.

/GazetaShqip/