Vesa Luma dhe Big Basta festojnë 3-vjetorin martesës

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe reperi Big Basta nesër festojnë tre vjetorin e martesës së tyre.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në datën 12 shtator 2015, në një dasmë të organizuar në qytetin e Sarandës.

Advertisement

Viti 2015 i bekoi ata edhe me një fëmijë, të cilin Vesa dhe Bigi vendosën ta quajnë Lian, e që kuptimi i tij bazohet në kthimin e shkronjave për së prapthi, të cilat formojnë emrin Nail, njëherësh emri i babait të ndjerë të këngëtares.

Duke qenë se Big Basta dhe Vesa jetojnë në Zelandën e Re, 12 shtatori vjen disa orë më herët tek ata në krahasim me Shqipërinë.

Kështu këngëtarja ka publikuar n♪7 Instagram një foto me të cilën ka zgjedhur ta kujtojë këtë ditë është shkëputur nga Roma, saktësisht nga shatërvani i Trevit. “Le të shprehim një dëshirë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Përgjithmonë”,-ka shkruar këngëtarja.