Mamaja e këngëtares Rita Ora, Vera Ora sot feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungojnë urimet nga vajzat e saj.

Edhe pse e angazhuar me punë, këngëtarja nuk ka harruar aspak të urojë mamanë madje duke i dedikuar asaj disa fjalë mjaft të ëmbla. Rita dhe Elena kanë postuar nga një foto të vjetër, të shkëputur nga fëmijëria e tyre krah së cilave shkruajnë:  “Për gruan që më bëri kjo që jam sot! Nënë, urime ditëlindjen dhe faleminderit që je shoqja ime më e mirë dhe inspirim për mua”, shprehet Rita.

Advertisement

“Gëzuar ditëlidndjen Vera, ne të duam shumë. Fëmijët e tu nga Hong Kong’,- shkruan Elena.