Vera Grabocka ndrydh kaviljen, ja si është gjendja e saj

Me gjithë hamendësimet e ndryshme në media këto ditë, rreth lajmeve që shkruajnë se ajo është aksidentuar me makinë, asgjë nuk është e vërtetë.

Revista Class shkruan se Vera është shëndoshë e mirë dhe ka qëndruar në krye të regjisë televizive live të “Dance With Me 5” duke monitoruar dhe vëzhguar çdo element të këtij produksioni nga fillimi në fund të tij.

Advertisement

Regjisorja e njohur ka pësuar një incident të vogël në kavilje, gjatë stërvitjes së saj që i shërben për të mbajtur trupin në formë. Madje gjendja nuk ka ndikuar aspak tek Vera, sepse ajo ka vazhduar punën normalisht.