Veprimi i Kate pasi u nda nga William më 2007-ën është shembull për t’u ndjekur

Në mars të vitit 2007, Prince William dhe Kate Middleton i dhanë fund lidhjes së tyre.

Ndarja nuk zgjati shumë, dhe ata u bashkuan përsëri në qershor të atij viti. Por çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe?

Advertisement

Shumë vite më vonë, gjatë një interviste, Kate dhe William u pyetën rreth asaj periudhe, sepse sigurisht bota kishte nevojë për përgjigje. Princi ishte i qartë kur tha se të dyve i duhej kohë për t’u rritur si individë më vete.

“Ne ishim të dy shumë të rinj. Ndodhi kur ishim në universitet dhe të dy ishim në kërkim të vetes tonë. Ishim karaktere të ndryshme dhe po përpiqeshim të gjenim rrugën tonë teksa rriteshim. Duhej pak hapësirë dhe rezultoi që gjërat shkuan mirë për ne.”- tregoi ai.

Epo nëse princi e kishte marrë më qetë, për dukeshën nuk ishte e njëjta gjë. Kate ishte kundër kësaj pause dhe nuk përjetoi mirë, ndonëse tani pranon se ishte zgjedhja e duhur.

“S’isha shumë e lumtur në atë kohë, por mendoj që jam bërë njeri më i fortë. Ti zbulon gjëra për veten që s’i dije. Mendoj gjithashtu se kur je shumë i ri konsumohesh shpejt në një lidhje dhe realisht e kam vlerësuar shumë atë kohë. S’e mendoja kështu atëherë.”

Sipas Express, ajo shkoi në një udhëtim në Dublin me nënën e saj, Carol Middleton, për t’u menduar. Kate u fotografua në Irlandë vetëm disa ditë pas ndarjes së saj nga William. Ato vizituan Galerinë Kombëtare të Irlandës gjatë qëndrimit atje.

Më pas ju bashkuan edhe një grup shoqesh, të cilat me siguri e bindën të bashkohej sërish me William, por kjo është temë tjetër…