Vëllai i Alketa Vejsiut mesazh të ëmës me pranga në duar: “O ma, mos u mërzit”

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” gjatë paradites së sotme për Endrit Vejsiun, i cili u kap me katër mina me telekomandë në makinën e tij një ditë më parë.

Endrit Vejsiu është vëllai i prezantueses Alketa Vejsiu.

Advertisement

Teksa ka dalë nga ambientet e gjykatës së Lezhës, me pranga në duar e i shoqëruar nga forca të shumta policie, Vejsiu ka thënë vetëm pak fjalë, të cilat ia ka dedikuar të ëmës.

Ai dëgjohet të thotë: “O ma, mos u mërzit”.

Gruaja e priste jashtë ambienteve të gjykatës, ndërsa më tej, Endritin e futën në furgonin e policisë për ta shoqëruar në ambientet e paraburgimit.

Kujtojmë se gjatë aksionit në aksin rrugor Milot–Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip “Opel” në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.