Shpesh arti i bashkon kolegët.
Së fundmi bëhet fjalë për takimin ndërmjet Bebe Rexhës dhe Vedat Ademit i cili ka qenë i shoqëruar nga i biri Joni. Takimi ka ndodhur në kuadër të festës së Pavarësisë, në Neë York ku është organizuar mbrëmja shqiptare, në të cilën kanë marrë pjesë disa nga emrat më të njohur vendas. Mbajtur në orët e vona të së dielës, Vedat Ademi nuk ka qenë i vetmi performues në event.
Përpos emrit të Mirush Kabashit, nga lista mësohet se pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe Kastriot Tusha, Frederik Ndoci, Mira Konçi, si dhe theksohet se nën petkun e drejtorit artistik, këtë herë ka qenë Shpëtim Saraçi. Por, duket se Bebe Rexha, e shoqëruar nga familja e saj ka qenë prezente si publik, e në një rast të tillë Vedati nuk e ka lënë ti shpëtojnë pa shkrepur disa foto. Me Jonin në krahë, të tre kanë pozuar, për të sjellë një moment plot kujtime.
Bebe nuk ka publikuar ende ndonjë foto apo video nga eventi, por ka regjistruar të gjithë procesin e përgatitjes për të shkuar në organizim, si dhe ka postuar një video duke darkuar me prindërit (periudhë ndoshta pas mbarimit të mbrëmjes).