Vasco si kokrra e mollës…

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook: “Është fat që jam gjallë, jam akoma gjallë!”. Pas tre muajsh, ai arriti të komunikojë më fansat e tij. Artisti doli nga spitali më 3 tetor dhe u kthye në shtëpi. Edhe pse mjekët nuk kanë qenë në një mendje me të për të dalë nga spitali, Rossi ka preferuar të kthehet në shtëpi dhe t’a vazhdojë aty terapinë intensive. Ai nuk la pa komentuar dhe fjalët që qarkulluan rreth vdekjes së tij duke thënë: “Të lexosh apo të dëgjosh që ke vdekur, është prova më e mirë e ekzistencës tënde”.

Advertisement