Dua një fëmijë tjetër!

Pasi shkroi më 19 Shtator në faqen e saj zyrtare të FACEBOOK se është shtatzënë me fëmijën e parë, një burim ka rrëfyer për US Weekly se ajo dhe i dashuri Pique janë duke menduar për fëmijën e dytë. “Padyshim duan më tepër se një fëmijë së bashku. Shakira me zorr po pret të bëhet nënë”,- ka thënë burimi. Çifti u takua për herë të parë në vitin 2010 ndërsa xhirohej videoja për “Waka Waka (This Time for Africa)”. “Ishte dashuri me shikim të parë. Ajo e dinte se ishte dashuri e vërtetë”,- ka thënë burimi. Gjatë një interviste të kohëve të fundit për televizionin gjerman RTL Shakira është rrëfyer rreth të qenurit nënë në të ardhmen e madje ka zbuluar edhe gjininë e bebes (djalë). “Ky djalë (Pique) është gjëja më e mirë që më ka ndodhur gjatë gjithë jetës sime, kudo, kurdo.. Dhe tani… do të kemi një fëmijë së bashku”…

Advertisement