Vasco konfirmon katër data të turneut

Gati çdo ditë në Facebook, Vasco Rossi shton të reja mbi turneun e tij. Fillimisht kish anonçuar se turneu do të niste në qershor e tani zbulon se datat do të jenë 4. Ndërkohë është bërë me dije se: “Të gjithë lajmet që qarkullojnë në lidhje me datat janë të pabazuara e si rrjedhojë të pavërteta. Live Nation është duke parë datat që janë ende të lira nëpër stadiume. Datat do t’ua bëjmë me dije ne!!.. pas disa ditësh. Për momentin ju themi vetëm se do të jenë 4”.

Në fakt që disa ditë më parë Rossi kish paralajmëruar në rrjetet sociale se kishte ndërmend të riniste turneun “e ndërprerë në 2011-ën për shkak të forcave madhore. Datat do të jenë në qershor dhe shumë shpejt do t’ju komunikohen”. Pas përgënjeshtrimit të datave që qarkullonin, fansave s’u mbetet gjë tjetër veçse të presin zyrtarizimin nga produksioni në mënyrë që të shohin idhullin e tyre të performojë live siç vetëm ai di të bëjë.

Advertisement