Valbona dëshiroi të largohej/ Luizi: Pse nuk e latë të ikte?

Luizi dhe Bjordi diskutuan edhe për tentativën e Valbonës për tu larguar nga shtëpia.

Luizi tha që Kiara i kishte thënë që u ndje shumë keq kur Valbona po përgatiste valixhen për të dalë nga shtëpia.

Advertisement

Ai shtoi se i kishte thënë Kiarës që duhet ta linin Valbonën të dilte, nëse ajo ka qenë dëshira e saj. Luizi shtoi se nuk i kupton ndonjëherë banorët.

Sipas tij, nga njëra anë mblidhen bashkë dhe ngulin këmbë që Valbona të mos dalë, e nga ana tjetër, e nominojnë të martën.