Rita Ora publikon këngën e re “You only love me”

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “You Only Love me”. Hiti i ri i yllit të muzikës Pop kishte paralajmëruar në rrjetet e saj sociale këngën me një klip që tregonte pak nga kënga e re.

Artistja shihej duke marrë mesazhe urimi nga shumë yje të hollivudit.

Advertisement

“Me ‘You Only Love Me’ dhe albumin tim të ardhshëm, doja të tregoja dobësinë që kam përjetuar ndërsa u hapa ndaj dashurisë dhe hyra në një fazë të re të jetës,” tha Ora në një deklaratë për këngën.

Videoklipi përqëndrohet tek Rita e cila përgatitet për ditën e saj të dasmës. Sipas revistës “Glamour” në videoklip përshkruhet narrative e thashethemeve që e rrethon që nga vera e kaluar se ajo mund të jetë martuar me partnerin e saj prej gati dy vitesh, regjisorin dhe aktorin, Taika Waititi.

Në një intervistë për “Glamour” për këngën e re Rita konfirmoi martesën me regjisorin , duke thënë “Po, zyrtarisht jam jashtë tregut!”

Artistja do të performojë “You Only Love Me” që është singulli i parë pas “How to Be Lonely”në programin televiziv “The Tonight Show” me moderatorin Jimmy Fallon të mërkurën.