Luizi dhe Bjordi diskutuan edhe për tentativën e Valbonës për tu larguar nga shtëpia.
Luizi tha që Kiara i kishte thënë që u ndje shumë keq kur Valbona po përgatiste valixhen për të dalë nga shtëpia.
Ai shtoi se i kishte thënë Kiarës që duhet ta linin Valbonën të dilte, nëse ajo ka qenë dëshira e saj. Luizi shtoi se nuk i kupton ndonjëherë banorët.
Sipas tij, nga njëra anë mblidhen bashkë dhe ngulin këmbë që Valbona të mos dalë, e nga ana tjetër, e nominojnë të martën.