Catherine Zeta-Jones ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në një nga shfaqjet e “New York Fashion Week”. Në ndryshim nga çdo parakalim tjetër, kësaj here, vëmendjen maksimale e mori vajza e saj 14 vjeçare Carys.

Advertisement

Vajza e vetme e familjes “Zeta-Douglas” është rritur tashme dhe me një vetëbesim të lindur, i bëri për vete të gjithë fotografët e pranishëm në sfilatën e stilistit Michael Kors.

Duke parë portretin e Carys Zeta Douglas, mund të themi me plotë gojën se është fotokopja e të atit Michael Douglas.

E dimë, për çdo nënë është e vështirë për t’u pranuar, por zonjusha Carys, ka marrë shumë pak nga e ëma!