Aurela Gaçe ka treguar shpesh që vajzat i kanë ngjarë shumë, por nuk na e merrte mendja që të këndonte dhe e vogla Abigail.
Nëpërmjet një video në Instagram, Aurela tregoi talentin e vogëlushes së saj, e cila edhe pse vetëm 14 muajshe dëgjohet duke kënduar.
Në video Aurela dhe Grace nisin të këndojnë “Tik-tak në kraharorin tim, zemra gjithë gëzim”, ndërsa Abigail vazhdon “Tik-tak…”.
“Abi këndon me motrën edhe me mamin. Zot faleminderit”,- shkruan Aurela krah videos.