Një nga çiftet më të përfolur dhe më të këndshëm të showbizit shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, të cilët u diskutuan shumë në media kohë më parë për një ndarje të mundshme, kanë hedhur pas krahëve gjithçka dhe tashmë duken mjaft të konsoliduar.

Advertisement

Kjo vihet re në të gjitha fotot që çifti poston me njëri-tjetrin, por ditën e djeshme, bashkëshorti i Norës i dedikoi një urim në llogarinë e tij në “Instagram” duke shkruar: “Gëzuar përvjetorin e martesës”…

 

Deri këtu të gjithë u mrekulluan nga gjesti dhe pritën që Nora do të bënte të njëjtën gjë. Mirëpo, çuditërisht nuk pati asnjë reagim për përvjetorin e saj të martesës. Ajo nuk është bërë ende e gjallë në “Instagramin” e saj.