Arilena Ara është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe së fundmi karriera e saj muzikore i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.
Sigurisht që mbështetja më e madhe e saj kanë qenë prindërit dhe Arilena nuk e ka çuar dëm mundin e tyre. Sot është një ditë shumë e veçantë për të si bijë, pasi edhe pse nuk mundet dot fizikisht ta urojë dhe ta përqafojë të atin, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë, ajo nuk i ka kursyer fjalët në një dedikim prekës për të.
“Edhe njëherë të më përqafojë babi. Gëzuar ditëlindjen në parajsë”, shkruan ajo në videon që ka postuar në instagram, video e cila do ju bëjë të përloteni.