Jeni gati të qeshni? Ana Lika bën “show” në mes të Milanos (Video)

Duket se dy bukuroshet, Kejvina Kthella dhe Ana Lika kanë krijuar mjaft shoqëri së bashku dhe së fundmi kanë udhëtuar bashkë drejtë qytetit të bukur italian, Milano.

Në një postim të Kejvinës në Instastory, shohim se vajzat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke vrapuar në mes të qytetit. Ajo që i ka bërë të gjithë të qeshin është fakti se Anna pa ngurruar, ka nisur të këndojë me zë të lartë në italisht.

Advertisement

Aktorja ka grumbulluar plot njerëz të cilët u ulën në rrugë për ta parë, ndërkohë që ajo performonte dhe vajzat e tjera e filmonin duke qeshur.