Viti që lamë pas ka qenë me të vërtetë fantastik për artisten e re pasi u shpall “artistja e 2010-ës” nga Billboard Hot 100 dhe singëlli TIK TOK ka qenë kënga më e luajtur në 2010-ën, duke u renditur edhe në vendin e parë të klasifikimit HOT 100 SONGS të Billboard. Pas më pak se 10 muaj nga debutimi në vendin e parë të ANIMAL, albumi u çertifikua si një disk platini që ka shitur mbi 2 milion kopje në mbarë botën.
Ke$ha ka qenë kandidate për çmime në kategoritë Artist Of The Year dhe Favorite Female Artist- Pop/Rock në American Music Awards si dhe kandidate për tre çmime në MTV VMA. Ndërkohë viti 2011 ka filluar për mrekulli për Ke$ha-n, pasi të gjitha biletat për turneun e parë Amerikano Verior, GET $LEAZY TOUR janë shitur. Por nuk mbaron këtu. Në klasifikimin Billboard Hot 100 janë renditur në vendin e parë 3 këngët TIK TOK, YOUR LOVE IS MY DRUG dhe WE R WHO WE R, ndërkohë që singëlli i ri BLOW pritet të fillojë transmetimet nëpër radiot amerikane këtë javë. Albumi ANIMAL është çertifikuar si disk i artë ose multi-platin në 7 tregje te ndryshme muzikore. Me pak fjalë Ke$ha është një uragan i vërtetë suksesi.