Publikohet coveri i ri

Friday, September 11, 2026

“Po ndjek një regjim të fortë dhe të lodhshëm stërvitor, kështu që të dielën që e kam pushim ha hamburgera pa fund”,- ka thënë ajo në një intervistë për Rolling Stone. Ndërkohë Katy Perry ka publikuar në facebook-un e saj zyrtar coverin e singëllit të ri E.T. pjesë e albumit TEENAGE DREAM, një kover ky i frymëzuar nga Elizabeth Taylor në filmin CLEOPATRA (1963). Këngëtarja shfaqet në foton bardh e zi me balluken e drejtë e sytë e trukuar si një egjiptiane e vërtetë.

Për momentin artistja po përgatitet për turneun e saj botëror CALIFORNIA DREAM TOUR dhe ka siguruar se: “Do të jetë njësoj si në Broadway. Ky impenjim e ka detyruar të ketë një regjim të rreptë ditor, me shumë palestër, leksione kantoje, kërcimi dhe sigurisht shfletim të përditshëm të skaletës së show-t. “Më duket sikur jam duke u përgatitur për lojrat Olimpike”,- ka thënë ajo. Ky turne parashikon 95 data në të gjithë botën, 15 veshje të ndryshme dhe një skenografi magjike me shumë karamele të mëdha të vendosura në të.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM