Emma Watson, këtë herë nuk u përfol për veshjen e saj, por për tatuazhin që ajo kishte bërë në krahun e saj dedikuar organizatës kundër ngaxmimeve seksuale, “Time’s Up”.

Deri këtu, çdo gjë është në rregull, por prisni pak… Na duket se në tatuazhin e aktores mungon një apostorf…

Advertisement

Në vend të Time’s Up me një apostrof në mes shkronjave ‘e’ dhe ‘s’, tatuazhi është thjesht “Times Up”.

Nuk është e qartë nëse tatuazhi i Emës është i përhershëm apo nëse ështe i përkohshëm, vetëm për ceremoninë e Oscar, por bën mirë ta rregullojë sa më parë.

Muajin e kaluar, Emma dhuroi 1 milion paund për viktimat e ngacmimeve seksuale.