Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të mirë në vendin tonë, por së fundmi është bërë pjesë e personazheve të cilët imitohen në Portokalli.

E nëse ka një aktor i cili i imiton më së miri personazhet e njohur, ai është Rezart Veleshnja. Mjafton të përmendim rolin ku imiton Arian Çanin dhe Ardit Gjeberan e ky diskutim merr fund këtu.

Advertisement

Të gjithëve u erdhi si surprizë imitimi i Arditit nga “Betim Spërdhima” siç e njohim ndryshe, e ishim kuriozë nga reagimi i moderatorit të spektaklit “E Diela Shqiptare”. Nëse mendoni se Arditit si ka pëlqyer, gaboheni. Ata janë takuar rastësisht në një avion dhe janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe kanë realizuar një foto tw cilën Rezi e ka publikuar me një përshkrim epik.
“Më në fund u bashkuam! Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund! Respekte!”.