American Music Awards, krahas ndarjes së çmimeve është një event që i kushtohet mjaft vëmendje dhe stilit të veshjes.

Por duket se këngëtaret shqiptare kanë rënë në sy të kritikët ndërkombëtare. Mail Online, i rendit ato mes njerëzve të njohur me veshjen më të keqe duke e nisur me titullin “Hallouini ishte muajin e kaluar!”. E para në renditje është Diana Ross, por nuk mbeten pas dhe shumë emra të tjerë të njohur si Pink, Patric Starr etj.

Advertisement[the_ad id="69159"]

“Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, tregon mjaft nga këmbët e saj në një veshje të veçantëargjendi që tregon të brendshmet ngjyrë argjendi, dhe një xhaketë shumë të shkurtër po argjendi, dhe asgjë tjetër”, shkruan Mail Online.

Veshja e Bleonës ka tërhequr vëmendjen dhe në vitet e shkuara, ku në AMA 2014 u shfaq me një fustan rrjetë të zezë, që gjithashtu u rendit mes veshjeve më të këqija të eventit.

AMA 2017
AMA 2014