Disa ditë më parë zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli njoftoi se këngëtarja e famshme Rita Ora do të vijë për 10-vjetorin e Pavarësisë pa kërkuar asnjë qindarkë në këmbim.
Por, ditën e djeshme u përfol se ardhja e këngëtares shqiptare u anulua pasi qeveria e Kosovës nuk miratoi shpenzimet për 10 vjetorin e Pavarësisë, ku përfshihej dhe udhëtimi dhe akomodimi i këngëtares.
Megjithatë ka qenë prap vetë Behgjet Pacolli ai që ka zbuluar për mediat kosovare, se si qëndron e vërteta. Rita Ora do të këndojë në Kosovë dhe gjatë ditës së sotme, do të bëhet mbledhja e ekzekutivit për të miratuar shpenzimet e kënëgatres dhe grupit të saj.