Ditën e djeshme, këngëtarja Vesa Luma ka posuar një foto, për të cilën më vonë ka kërkuar ndjesë.
Këngëtarja shkruante: “Jeta është si Rihanna, e bukur por zezë!” dhe jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë dhe kanë reaguar menjëherë. Më pas Luma e ka fshirë postimin dhe ka kërkuar edhe falje.
“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale e që unë e postova në Insta Story. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia.”,-ka shkruar ajo në postimin pasardhës.