Turjan Hyska i drejtohet Ermal Mamaqit pas lajmit se braktis Vizion Plus (Video)

Moderatori i njohur Turjan Hyska duket se ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan për të duke menduar se do të kalonte na Vizion Plus në Klan Plus.

Ishte vetë Turi ai që muajin e kaluar njoftoi mbylljen e emisionit ‘Oktapod’ për t’ia lënë vendin spektaklit që do të transmetohej në orarin e tij.

Advertisement

Ditën e sotme qarkulluan lajmet nëpër portale që e bënë fakt të kryer largimin e tij nga televizioni. Fillimisht ishtin burimet pranë Xing.al, të cilat aluduan se moderatori do të nisë një emision të ri në ekranin e Klan Plus.

Menjëherë pas kësaj vetë Hyska nëpërmjet një postimi në Instagram,  i hedh poshtë të gjitha këto thashetheme.

“Lajm i rremë” shkruan ai.

Më pas poston një video në Instagram Stories ku thotë: “O Mamaq ç’na bëre se na çave telefonin,” duke iu drejtuar Ermal Mamaqit, njeriut pas Xing.al.