Turjan Hyska flet për lëvizjen në Klan, një post drejtori dhe dy projekte gjigande

Moderatori i njohur Turjan Hyska vendosi të shkëputej pas 14 vitesh punë në Vizion Plus për të qenë pjesë e Tv Klan.

Në një intervistë për Tirana Post, Turi ka zbuluar më shumë rreth kësaj lëvizje. Ai ka treguar se Apartamenti 2Xl do të zhvendoset së bashku me të.

Advertisement

“Është produksion i imi dhe gjithë stafi do të më bashkohet në Klan. Jemi një familje dhe lëvizim bashkë.” -u shpreh ai.

Në Klan nuk e pret thjesht një rol producenti, por edhe një post i rëndësishëm:

“Në Klan HD do të realizoj dy projekte gjigande. Një ndër ta është një upgrade i Apartamentit 2XL dhe tjetrin s’dua ta zbuloj. Ndërkohë, me Klan Plus, i cili do të ndryshojë dhe emër, si drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt, shpresoj që të hyjmë fort në tregun e televizioneve gjeneraliste. Ky kanal nuk do të jetë më një zgjatim i Klan, por një konkurrent i denjë në treg. Të paktën kjo është ambicia ime.”