Zbulohet vendi sekret ku Harry dhe Meghan kaluan muajin e mjatit

Dukesha Meghan dhe princ Harry ishin vërtet në muaj mjalti në fillim të këtij muaji, por jo në Kanada dhe as në iralndë, ashtu siç përflitej.

Burime për E!News thonë se çifti mbretëror pushoi në Afrikën Lindore dhe vizitoi më shumë se dy shtete. Gjatë qëndrimit të tyre në Afrikë, kanë pasur dy aktivitete kryesore; safari dhe aventurat në natyrë.

Advertisement

“Ishte një eksperiencë perfekte, dhe një përzierje pasionesh”,-është shprehur burimi për E!News.

Edhe pse nuk qëndruan shumë ditë në muajin e mjaltit, pasi u detyruan të ktheheshin në Londër për ditëlindjen e Mbretëreshës, sërish çifti kanë pushuar mjaftueshëm dhe janë energjikë për të nisur pjesën e dytë të vitit me një axhendë mjaft të ngjeshur.

Vetë pallati mbretëror nuk ka konfirmuar asgjë për vendin e saktë pasi çifti mbretëror donte privatësi të plotë. Meqë nga dasma u zbuluan më shumë detaje nga ç’pritej, pushimet duhet t’i përkisnin vetëm Harry-it dhe Meghan-it.