Tuna dhe Patrisi janë shembulli i një lidhjeje të suksesshme.
Patrisi me një foto na ka treguar sesi është marrëdhënia ideale e një prej çifteve më të pëlqyer të momentit. Siç duket sekreti i lidhjes së tyre janë si fillim 2 fjalë: Dashuri dhe palestër.
Në foto nuk ka munguar edhe komenti i Tunës, ku shton edhe seksin si elementin kryesor të marrëdhënies së tyre.
Pra për të gjithë ju çifte, kjo është një ide e mirë nga Tuna dhe Patrisi. Ju jo vetëm ushtroheni së bashku, por keni edhe më shumë kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin.