Nis muaji i mjaltit përrallor për Afërditën dhe Jakub (Foto)

Pas dasmës magjike në Miami, radhën e ka muaji i mjaltit. 

Afërdita na bëri me dije lokacionin se ku do të kalonin muajin e tyre të mjaltit, ja ku na vijnë pamjet e para…

Advertisement

Resorti luksoz në Karaibe, i kishte rezervuar çiftit të sapomartuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Nga mikpritja e petalet e trëndafilit, tek suita me pishinë brenda në dhomë dhe një pamje spektakolare që shtrihet para syve të tyre, gjithçka do ju lërë para fjalë. Për më tepër, duket se çifti ka lëvizur me një helikopter për të mbërritur në dhomën e resortit ku po qëndrojnë dhe janë akomoduar në një nga suitat më luksoze të resortit “Jade Mountain” në Karaibe.

“Dhe kjo është befasia për muajin e mjaltit që mora këtë mëngjes, nuk dija asgjë”, është mbishkrimi që Afërdita ka lënë sipër fotos ku shihej vendi ku ata do ta kalojnë muajin e mjaltit, ndërsa ka vazhduar me publikimin e fotografive dhe videove të shuma të ambientit dhe hotelit

Me siguri në ditët në vazhdim nusja e re do të ndajë me ne detaje dhe momente të tjera nga muaji i saj i mjaltit me sportistin çek.