Mediat amerikane raportojnë se Donald Trump sulmoi ashpër emigrantët dhe sidomos vendet e tyre me fjalë banale gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

“Pse lejojmë që njerëz nga këto vende të ndyra të vijnë këtu”, deklaroi Trump para ligjvënësve në zyrën e tij, sipas “Washington Post”.

Advertisement

Kjo e fundit sqaron se komenti i Trump ishte për njerëzit nga Haiti, El Salvador dhe vende afrikane. Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi komentin e Trumpit, i cili u konfirmua edhe nga media të tjera amerikane. Sipas tyre, Trump foli mjaft i revoltuar ndaj emigrantëve gjatë takimit me ligjvënës nga të dyja partitë që kishin shkuar në zyrën ovale për të propozuar një marrëveshje dypalëshe për emigracionin.

Komenti i Trump solli kritika të menjëhershme dhe pati nga ata që tanë se qëllimi i Trump s’është të bëjë Amerikën sërish madhështore, siç thotë slogani i tij, por sërish të bardhë.

Shtëpia e Bardhë, në krahun tjetër nuk u tremb aspak nga kritikat dhe një zyrtar i Trump deklaroi për CNN se komenti i presidentit mund të zemërojë Uashingtonin, por gjen jehonë tek baza e mbështetësve të Trump, ashtu si sulmi ndaj lojtarëve të futbollit amerikan që nuk respektojnë himnin.