Trendin që po “çmend” Instagramin, e solli e para Elvana

Një trend i ri po kthehet viral në Instagram, por nuk është hera e parë që e shohim…

Njerëzit tashmë po postojnë foto sikur kanë rënë me fytyrë në tokë nga jahtet, makinat apo avionët privatë.

Advertisement

Ky trend që veçohet nga “hashtag”-u #fallingstars2018 ka nisur në Rusi dhe po përhapet në të gjithë botën. Megjithatë këtej nga ne, e para (dhe ndoshta e vetmja) që e solli në mënyrën e saj ishte Elvana Gjata, kur bëri sikur u rrëzua nga shkallët e aviont privat të producentit Poo Bear.

Not used to

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 Gjithsesi deri më tani, kjo sfidë duket se më e përhapur është mes milionerëve rusë.