Travis Scott do të performonte në një koncert në Minessota një natë përpara “Super Bowl” por ka anuluar gjithçka pasi ka përfituar një shumë të majme, thuhet në padinë e ngritur kundër reperit.

Një kompani eventesh argëtuese e quajtur “PJAM” ka deklaruar se ka paguar 150 mijë dollarë për reperin Travis dhe 10 mijë të tjera për rezervimin e këngëtarit me anë të agjentit të tij për një performancë në datën 3 shkurt në “Myth Nightclub”.

Advertisement

Në padinë e depozituar thuhet se kompania ka prenotuar dhe një avion privat për reperin gjithashtu thuhet se kanë shpenzuar shumë me promovimin e eventit ndërsa reperi Travis ka anuluar gjithçka pak orë më parë.

Burimet të afërta me Travis Scott thanë për TMZ.com se anulimi ishte për shkak të motit të keq ndërsa në padinë e kompanisë “PJAM” thuhet se Scott nuk ka pranuar të paraqitej në event.

Sipas TMZ, Travis Scott ka performuar atë natë në Las Vegas dhe më pas në eventin e “Super Bowl”, ndërsa sipas Kylie Jenner dyshja kishin festuar ardhjen në jetë të vogëlushes Stormi disa ditë më parë në datën 1 shkurt.

Ngelet e paqartë përse “PJAM” nuk e pranon arsyetim për detyrat që ka Travis si baba por gjithsesi kompania kërkon ti kthehen 150 mijë dollarët që ka paguar për reperin dhe gjithashtu kërkon dëmshpërblim për dëmtim të imazhit dhe pritje të reputacionit.

Deri tani nuk ka patur asnjë prononcim publik nga reperi Travis lidhur me këtë çështje.