Travis Scott ka një kërkesë të pazakontë për Kylie Jenner

U bënë disa muaj që kur Kylie Jenner dhe Travis Scott u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen, Stormi.

Por ka diçka që e shqetëson babain e Stormit…

Advertisement

Duke qenë se Kylie ka nisur menjëherë punën pas lindjes, Travis i ka kërkuar asaj ta lërë menjëherë punën dhe t’i përkushtohet vajzës me kohë të plotë.

“Travis e do Kylie-n, dhe ata janë prindër të lumtur. Gjithsesi, ai është i shqetësuar, që Kylie është rikthyer sërish në punë, dhe kërkon që 20-vjeçarja t’i qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së vogël”,-është shprehur një burim për In Touch.

Edhe pse në dukje Kylie e ka pranuar kërkesën e partnerit, sërish bizneset i kërkojnë përkushtim dhe do ta ketë të pamundur të shkëputet plotësisht prej tyre. Nuk e dimë sa do të bjerë dakord çifti.

A ju duket dhe ju pak si meshkujt shqiptar Travis në këtë rast?