Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke fjetur.
Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur dhe kishte vendosur në karikim telefonin e saj siç bënte thuajse çdo natë. Por karikuesi i iPhone ishte i zhveshur dhe një prej telave e kishte prekur në trup duke transmetuar për një kohë të gjatë elektricitet mbi trupin e adoleshentes, duke i marrë jetën asaj.





