Këngëtari i njohur amerikan Drake doli në mbrotje të fanseve të tij femra ditën e djeshme në një koncert në Sidnei.
“Page Six” tregon se kanadezi po performonte në klubin e natës “Marquee” në Sydney pas koncertit të tij të mërkurën, kur ai dalloi një fans mashkull që po i prekte femrat në mënyrë të pahijshme. Videoja e ndarë në Instagram tregon se si reperi ndaloi në mes performancën për t’i tërhequr vëmendjen këtij personi.
Advertisement[the_ad id="69159"]
“Nëse nuk ndalon së prekuri vajzat, do vij aty dhe do të të rrah,” thotë Drake në mikrofon, duke treguar me gisht nga personi.
Ky është një tjetër shembull i përkushtimit të Drake ndaj femrave, gjë që ai e bën shume shpesh dhe njihet për përkujdesjen ndaj tyre.




