Tom Cruise kthen çmimet e fituara në Golden Globes: Çfarë po ndodh me eventin?

Tom Cruise ka kthyer çmimet e fituara në Golden Globes si pasojë e problemeve kontroversiale të ndodhura së fundmi me organizatën përgjegjëse për eventin, “Hollywood Foreign Press Association”.

Ylli i filmave fitoi çmimin e aktorit më të mirë në rolin e tij tek “Jerry Maguire” në 1997, “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin “aktori më i mirë në rol jo-protagonist” në filmin “Magnolia” në vitin 2000.

Advertisement

Organizata jo-fitimprurëse, përgjegjëse edhe për Golden Globes akuzohet për mungesë diversiteti, mungesë të njerëzve me ngjyrë si pjesë e saj dhe për disa përfitime ekonomike që janë ende nën vëzhgim.

Nga ana tjetër edhe platforma televizive NBC ka njoftuar se nuk do ta transmetojë eventin e famshëm që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive, në 2022-in.

“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in.”- u shprehën përfaqësues të NBC për CNN Business.

Më herët, ka qenë edhe Scarlett Johansson ajo e cila i ka kërkuar platformës të tërhiqej nga pjesmarrja në evente që sponsorizoheshin prej HFPA, pasi sipas saj kjo ishte një “organizatë e legjitimuar me pëlqimet e Harvey Weinstein.”

Tom Cruise kthen çmimet e fituara në Golden Globes:

Disa nga problemet e HFPA-së janë mbajtur sekret për vite me rradhë mes personave të brendshëm në Hollywood. Përveç NBC, Netflix, Amazon dhe WarnerMedia kanë bojkotuar gjithashtu organizatën HFPA.