Adele humbi babain dhe njëherësh mundësinë për t`u pajtuar me të

Këngëtarja Adele ka humbur babain dhe mundësinë për t`u pajtuar me të. Mark Evans vdiq në moshën 57-vjeçare pas betejeës së gjatë me kancerin.

Ai e kishte braktisur nënën e Adele kur vajza ishte 3 vjeçe. Këtë Adele nuk ia fali kurrë. Ajo ka thënë nëpër intervista të ndryshme se nuk e urren, ama as nuk ia fal.

Advertisement

Adele humbi babain dhe njëherësh mundësinë për t`u

Mark u përpoq disa herë të lidhte urat e komunikimit me të bijën, por pa sukses.

Kur ai e la familjen vuante nga varësia prej alkoolit. Familjarët që kanë dhënë lajmin e vdekjes së tij shkruajnë se jetoi deri ditën e fundit me shpresën që Adele do ta falte.