Tjetër herë me vajzë

Artisti, tashmë i deklaruar haptazi si homoseksual, ka dy binjakë Matteo dhe Valentino, nga një nënë me qera, por s’e ka fshehur dëshirën për zgjerim familjeje. “Atësia është e jashtëzakonshme. Çdo ditë është ndryshe. Matteo dhe Valentino janë duke më vënë poshtë çdo ditë, por mund t’ja dal mbanë. Ata janë të jashtëzakonshëm. Dua më tepër fëmijë, ndoshta një, dy apo tre dhe ky është vetëm fillimi i familjes sonë. Por padyshim dua një vajzë!”,- ka thënë Ricky Martin. Paçka se artisti nuk e fsheh dashurinë e të qenit baba, ai ka pranuar se ardhja në jetë e Matteo-s dhe Valentino-s i ndryshoi totalisht jetën, përsa i përket gjumit. “Duhet të flini, se më vonë nuk do të flini më kurrë si më parë. Bebet zgjohen çdo dy orë. Unë e kisha të vështirë, por u mësova. Tani edhe zgjohem, edhe punoj edhe merrem me fëmijët”,- ka thënë Ricky gjatë intervistës për radion Y100.

Advertisement