20 vite karrierë

18 këngët e përmbledhjes janë regjistruar gjatë turneut botëror të grupit midis 2003-it dhe 2010-ës nga inxhinjeri John Burton, ndërkohë që në miksim ka punuar dhe bashkëpunëtori historik i Pearl Jam, Brett Eliason. Kjo është një dhuratë fantastike jo vetëm për fansat e grupit, por për të gjithë ata persona që dëshirojnë të kenë një përmbledhje të karrierës së Eddie Vedder dhe shokë. LIVE ON TEN LEGS është në dy versione: atë standart dhe atë deluxe, por edhe në formatin e shkarkimit digital. Versioni deluxe përmban një CD, një LP dyshe, katër minipostera, pesë foto live dhe një pass të turneut. Në lançimin e këtij albumi, do të ketë edhe një faqe dedikuar fansave për të treguar eksperiencat e tyre të lidhura me grupin duke ngarkuar foto, por duke lënë edhe shënime në lidhje me preferencat e tyre për këngët e albumit të fundit të Pearl Jam.

Advertisement