Titulli i albumit tatuazh

Titulli këtë herë do të anonçohet në një mënyrë tejet të veçantë. Ylli i popit do t’a publikojë atë nëpërmjet një fotoje të një tatuazhi. Në një intervistë për Rolling Stone ajo ka shpeguar të tjera detaje: “U bënë shumë muaj që punoj dhe e di me siguri se tashmë gjithçka është gati. Albumi i ri u realizua shumë shpejt. Disa artistë punojnë për vite të tëra, kurse unë jo. Shkruaj muzikë çdo ditë”. Duket sikur këngët e reja do të jenë pak më të qeta, nga ato paraardhëse. “Kam tre vite që “gatuaj torta” dhe tani mendoj të pjek një tortë me krem pak më të hidhur. Mesazhet e muzikës sime të re do të jenë akoma më të hidhur se të mëparshmit. Sa më e ëmbël që të jetë torta, aq më i hidhur duhet të jetë kremi sipër saj”, – ka shpeguar Lady Gaga.

Advertisement