“20 vjet më parë qindra mijëra shqiptarë u ngritën kundër një pushteti që merrej me pushkë dhe mbahej me pushkë. Ata luftuan për një pushtet që merrej me votë dhe mbahej me punë. Ju Berisha e keni marrë pushtetin me votë të vjedhur dhe nuk e mbani atë me punë. Ju keni trukuar zgjedhjet dhe duhet të bëni transparencën për votat e vjedhura”, u shpreh Ruci. Ruci theksoi se Berisha është përgjegjës për krizën politike, për mungesën e transparencës dhe për uzurpimin e organeve të drejtësisë. “Apeli ynë është që ju të uleni dhe të zgjidhni krizën. Duhet të ketë një dialog real për ta bërë demokracinë shqiptare më funksionale”, u shpreh Ruci.