Tiranë – Kryeministri fton opozitëm për bashkëpunim

Duke folur në kuvend, kryeministri theksoi se vendimi i marrë nga PS një ditë më parë, e nxjerr këtë forcë politike jashtë misionit për të cilin është votuar. “Kurrë një opozitë nuk mund të mburret dhe të deklarojë se nuk do të votojë asnjë ligj në parlament, sepse ajo është ligjvënëse e ligjbërëse dhe ka marrë votën për të bërë ligje në interesin e qytetarëve”, u shpreh Berisha. Kryeministri ftoi opozitën që për cdo ligj me shumicë të cilësuar të përcaktojë amendamentet dhe propozimet. 20 vjet pas dy korrikut të vitit 1990, kur shqiptarët u dyndën nëpër dyer të ambasadave duke kerkuar te ardhmen me te mire, duke reaguar ashper ndaj sistemit komunist, kryeministri propozoi sot ngritjen e një përmendoreje në nder të tyre.

Advertisement