Tiranë – Rama, zgjidhja e vetme janë protestat

Një akuzë e tillë u ngrit nga kryesocialisti Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet të diskutohen ndryshimet statutore të kësaj force politike. “Qeveria e Berishës nuk fundosi vetëm zgjedhjet, por edhe ekonominë vendase dhe pikërisht, transparenca e zgjedhjeve që ne kërkojmë, përbën barrikadën për krizën vendase”, tha Rama. Por sipas tij, kur fatet e vendit merren peng nga një pushtet që grabit votat, opozitës i lind detyrimi që të bëhet njësh me popullin. “Kjo është një betejë e vështirë përballë një kundërshtari që nuk ndihet i kufizuar nga ligjet”, shtoi kryesocialisti. Sipas Ramës, plot 8 muaj pasi opozita nisi aksionin e saj, ka dalë në dritën e diellit se në ato kuti fshihet krimi i tjetërsimit të votës së zgjedhjeve. “Dhe të gjithë tani e dinë, se Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet, por kutitë u mbushën si në Ruzhdie dhe sot shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre këtë krim elektoral”, tha ai. Duke shtuar në fund se hapja e kutive përbën një kusht për demokracinë e vendit dhe se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -