Tiranë – Berisha, minierat i përkasin shtetit

Gjatë fjalimit të tij, Berisha është shprehur se qeveria nuk cënon kurrë pronën e qytetarit, por ka nënvizuar se minierat që ndodhen nën tokë i përkasin shtetit. “Rregullat më të ndershme të shpronësimit do të zbatohen. Mund të hapësh një minierë mbi pronën e dikujt, por duke dhënë dëmshpërblimin në bazë të cmimeve në atë zonë, për pjesën e sipërfaqes që i bllokohet. Nëntoka është e shtetit, ujërat janë të publikut. Deri në themel është e jotja, por më poshtë është e shtetit”, ka pohuar Berisha. Kryeministri ka vlerësuar se ligji për shpronësimet është shumë i rëndësishëm dhe ka shtuar se ai është përgatitur me ekspertët më të mirë.

Advertisement