Tiranë | Rama: vendimi për 21 janarin, pushkatim i drejtësisë

Kreu i Partisë Socialisite Edi Rama reagoi pas vendimit të gjykatës, që shpalli të pafajshëm të akuzuarit e ngjarjes së 21 Janarit. Gjatë një konference për shtyp nga selia rozë, Rama e cilësoi vendimin e sotëm si “vrasje të dyfishtë të viktimave të 21 Janarit”. Duke shprehur indinjatë për këtë vendim, lideri socialist tha se “ky është një pushkatim i drejtësisë dhe rrënim moral e politik i pushtetit”. “Sot nuk pati gjykim, shtoi ai, por përqafim mes vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të katër protestuesve”. Rama premtoi se ky nuk është një proces i mbyllur dhe se përgjegjësit do marrin dënimin e merituar pas pak muajsh, kur Partia Socialiste të vijë në pushtet.

Advertisement