Joshje e dyfishtë…

Me një prerje flokësh mashkullore apo me flokë të gjatë që i mbulojnë shpatullat? Ish shtëpiakja e dëshpëruar Eva Longoria josh jo me një, por me dy kopertina për revistën “L’Officiel Hommes”. Me një xhaketë të hapur deri tek gjoksi dhe shikim provokues, aktorja latine ka nxjerrë në pah delkoltenë duke sfiduar objektivin më e sigurt se kurrë… Me flokë të gjatë apo të shkurtër Longoria di mjaft mirë se si të marrë shikimet e meshkujve, sidomos tani që është rikthyer singëll pas ndarjes nga i dashuri Mark Sanchez. “Nuk kam asnjë program për Shën Valentin. Nuk e di as se ç’ditë i bie. Jam duke u marrë me një film me metrazh të shkurtër ndaj jam shumë e zënë. Imajinoni harrova Super Bowl. Sa për Shën Valentinin besoj se do e kaloj me mikeshat e mia. Ato janë Valentini im”,- ka deklaruar Longoria.

Advertisement