Tiranë | PS zhvillon mbledhjen e Konventës Kombëtare

Partia Socialiste zhvillon sot pasdite mbledhjen e konventës kombëtare për programin e ri politik. Konventa, e cila pritet të vijojë punimet edhe nesër, do të prezantojë në mënyrë të detajuar programin “Për rilindjen e Shqipërisë”. Siç njofton zyra për shtyp e kësaj partie, “kryetarët përkatës të grupeve të punës për programin, do të prezantojnë të gjithë strategjinë që Partia Socialiste do të ndjekë për të Rilindur Shqipërinë”. Ndërkaq, kreu i PS-së, Edi Rama, nëpërmjet rrjeteve sociale, është shprehur se “programi që do prezantohet për dy ditë me radhë, është bazuar mbi heqjen e taksës së sheshtë, përmirësimin e sistemit shëndetësor, drejtësisë, sigurisë, të arsimit, etj”.

Advertisement